E fundit/ “Nuk duroja dot më, durova mjaft”! Gjici për largimin e Duros: Nuk heq dot lojtarët, shumë mesazhe nga trajnerë

Kukësi e ka shkarkuar trajnerin Duro pas barazimit të fundit me rezultatin 2-2 ndaj Teutës. Trajneri e kishte të qartë se këtë herë duhej fituar me patjetër, pasi Tirana e fitoi derbin me Partizanin dhe shkëputja po bëhej më e madhe.

Sërish në minutën e fundit e kanë pësuar verilindorët, ashtu si edhe ndaj Bylisit dhe Tiranës. Ndërkohë në një intervistë për “Supersport”, presidenti Safet Gjici ka folur në lidhje me këtë vendim:

“Natyrisht që vendime të tilla janë të vështira, pasi jemi në fazën që trajneri nuk lëviz, por ishim të detyruar nga rezultatet e fundit. Ajo që ishte më e trishtueshme ishte ndeshja me Tiranën, ku ishim në avantazh dhe pësuam dy gola për dy minuta. Nuk dua të përmend faktorë të tjerë, pastaj edhe kjo me Teutën sot. Padyshim që nuk është faji vetëm i trajnerit, por në këtë fazë që jemi, lojtarët nuk mund t’i heqim.

Duhej të bënim një ndryshim. Unë si rrallëherë dhe asnjëherë tjetër, këtë vit e kam lënë shumë të qetë, duke e takuar Duron gjithsej vetëm 4 herë. Klubi ua ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është e pafalashme që të bëhet i njëjti gabim. Trajneri duhej të gjente zgjidhjen dhe nuk e imagjinoja dot që ta pësonim edhe sot në fund. Atëherë duhej të ndërhyrja për të gjetur zgjidhjen. Ekipi është aty, lojtarët janë aty dhe duhej një frymë e re.

Do e gjejmë një trajner që të marrë 100% nga futbollistët. Natyrisht që kanë nisur të vijnë kërkesat. Janë thjeshtë mesazhe që dërgojnë ish-trajnerë të Superiores, nuk do të jetë i huaj trajneri i ri i Kukësit. Nuk mund të duroja më shumë, kam duruar mjaftë. Trajneri i ri do të zyrtarizohet nesër para orës 4 dhe do të jetë në stërvitje se nuk ka kohë që të humbet”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online