Shëtitjet e radhës në të Parën, sot spikat Vllaznia-Dinamo

Java e 20-të e Kategorisë së Parë nis sot dhe ndeshjet luhen të gjitha në orën 15:00, kuptohet ato që janë programuar për t’u zhvilluar. Në fushë zbresin ekipet e zonës Play-off, ndërkohë që ndeshjet e ekipeve që garojnë për mbijetesën zhvillohen nesër.

Në Grupin A, sot luhet ndeshja e bukurisë, Vllaznia-Dinamo. Përballë do të jenë dy skuadra të mëdha në futbollin shqiptar, që së bashku kanë fituar 26 kampionate të elitës. Në këtë grup, në Lezhë do të zhvillohet takimi Erzeni-Korabi, një sfidë ku të dyja skuadrat kërkojnë të marrin pikët e prestigjit. Vllaznia në krye duket e pakapshme dhe shijakasit me një fitore vetëm ia shtyjnë festën e rikthimit në Superiore

Në Grupin B, Bylisi pret Orikumin, një formalitet në letër për ballshiotët. Skuadra e drejtuar nga Dovedan kërkon maksimumin, kurse nga ana tjetër miqtë do u japin mundësinë edhe të rinjve. Besa-Lushnja është sfida tjetër. Kavajasit kërkojnë të ruajnë distancën prej 3 pikësh me Bylisin kryesues dhe me Lushnjën duket të jetë një formalitet.

AGRON KAJA

KATEGORIA  E PARË – JAVA 20

GRUPI A / Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Vllaznia-Dinamo          15:00
Erzeni-Korabi              15:00
Besëlidhja pushim

GRUPI B / Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Bylis-Orikumi              15:00
Besa-Lushnja              15:00
Egnatia pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *