Devolli: Ky Kastriot meriton më shumë, e mundim Tiranën

Kastrioti po tenton të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe vetëm 4 pikë e ndajnë në renditje nga Luftëtari i vendit të 8-të. Java e 25-të i vë krutanët përballë Tiranës dhe lajmi i mirë për trajnerin Bledar Devolli dhe futbollistët është se rikthehen të luajnë në stadiumin “Redi Maloku”. Kjo përballje luhet të dielën prej orës 14:00.

Para ndeshjes me Tiranës është trajneri Devolli ai që flet dhe e vlerëson këtë sfidë si mjaft të vështirë, por synimi i Kastriotit të drejtuar prej është marrja e tri pikëve. Për SportEkspres.com, gjirokastriti deklaron: “Jemi në një moment kyç të kampionatit, ku vendoset sezoni për Kastriotin. Kemi skuadër me lojtarë cilësorë, që meritojnë më shumë se pozicioni ku ndodhemi në tabelën e renditjes. Ndaj edhe të dielën do japim maksimumin që ta fitojmë këtë ndeshje të radhës me Tiranën”.

Tekniku gjirokastrit ka shumë besim se në “Redi Maloku” futbollistët e tij i kanë mundësitë që të marrin tri pikët. “Tirana është skuadra më në formë pas fazës së tretë, por ne jemi të bindur se i kemi të gjitha mundësitë të dalim me fitore nga kjo sfidë. Rikthehemi në fushën tonë dhe kjo është thelbësore për Kastriotin, sepse luan para tifozëve që e duan në Superiore. Në llogaritë tona, 12 ndeshjet e mbetura janë të vlerësuara për fitore. Ky synim na mban në tonusin e realizimit të objektivit tonë”, përfundon Devolli.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online