Shaqiri në treg, e duan edhe kampionët e Turqisë

0

Gallatasaraj është në eufori totale, pas triumfit në kampionat, duke ngritur trofeun për të 21-tën herë. Kjo do të thotë që klubi nga Stambolli siguron një vend në grupet e Champions League dhe përveç lavdisë, bëhet fjalë edhe për miliona euro.

Tashmë turqit e shfrenojnë fantazinë dhe duan emra të rëndësishëm në merkato, edhe për faktin se financat i kanë mjaft të fuqishme.

Sipas medieve turke, synimi i parë i Gallatasarajit është Xherdan Shaqiri. Mesfushori nga Kosova kushton vetëm 14.5 milionë euro, pasi Stouk Siti ra nga Premier Liga dhe ekziston një klauzolë në kontratën e Shaqirit, që e lejon të largohet thuajse falas.

Në sezonin e fundit Shaqiri shënoi 8 gola dhe dha 6 asiste, një rendiment aspak i keq, përtej krizës së Stouk Sitit. Përveç Shaqirit, Gallata kërkon edhe emra si Umar Niase (Everton), Huan Bernat (Bajern Mynih), Andre Gomesh (Barcelona) e Emre Mor (Celta Vigo).

Problemi është se Shaqiri vetë nuk e ka fort me qejf të shkojë në Turqi dhe në Angli e duan ekipe si Evertoni e Totenhemi, ashtu si Roma në Itali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.