“Keqardhje për Vllazninë, Teuta zgjedhja e parë”

Mbrojtësi Esin Hakaj: Sezoni ishte shumë i vështirë. Kemi vuajtur shumë, por nuk u dorëzuam për asnjë moment

Mbrojtësi i Teutës, Esin Hakaj, ka qenë një ndër zbulimet e bukura të këtij sezoni. Mëngjerashi mori dhe çmimin si talenti i vitit duke u evidentuar si një futbollist me të ardhme. Shkodrani nuk ka patur një fillim karrierë të lehtë, pasi e nisi mirë me Vllazninë. U largua me probleme drejt Partizanit, ku gjithçka i shkoi për mbrapsht. Ai u afrua me miratimin e drejtuesve të kuq, por trajneri Sulejman Starova nuk e aktivizoi. Futbollist mori dhe një dëmtim dhe nuk ia doli të jepte asgjë me kryeqytetasit.

Ish-trajneri i Teutës, Gugash Magani, e afroi në Durrës i ofroi fanellën e titullarit duke besuar te ai dhe 21-vjeçari ja shpërbleu si duhet. 29 ndeshje në kampionat nga të cilat 27 si titullar. Mbrojtësi ka shënuar dhe një gol dhe atë pikërisht kundër ish-ekipit të tij të Vllaznisë. “Ka qenë një sezon sa i mirë sa i keq për mua. Në aspektin personal kam zhvilluar një edicion të mirë, pasi kam arritur të luaj shumë dhe kam marrë minuta. Skuadra nuk ka kaluar një edicion të mirë dhe kjo nuk ka qenë aspak e lehtë”, – shprehet fillimisht Hakaj për “Sport Ekspres”.

Ai flet për vështirësitë e qëndrimit, por dhe rënien e Vllaznisë. “Kemi vuajtur shumë, por kur të gjithë na cilësonin si të rënë ne gjetëm forcat. Luftuam fort, punuam shumë dhe i vumë qëllim vetes të shpëtonim. Ja dolëm mbanë dhe arritëm objektivin tonë. Vllaznia? Keqardhja është e madhe, pasi është ekipi i qytetit tim kam dalë dhe jam rritur nën atë stemë, megjithatë futbolli i tillë është. Besoj dhe shpresoj se Vllaznia do të kthehet aty ku i takon”, – tregon 21-vjeçari. Ai flet dhe për të ardhmen e tij në skuadrën e Teutës. “Unë i jam mirënjohës skuadrës durrsake dhe presidentit Hasanbelliu, pasi më dhanë mundësi të luaj. Besoj se nuk i kam zhgënjyer. Të ardhmen do të ulem ta sqaroj me drejtuesit, por Teuta do të mbetet zgjedhja ime e parë”, – u shpreh Hakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online