Sa shumë pritje, Interi entuziast për sfidën me Totenhemin

Pas plot 6 vitesh, Inter rikthehet sërish në Champions League. Klubi zikaltër dhe tifozët veçanërisht janë shumë entuziast për rikthimin në eventin më të madh për klube në kontinent. Në viti 2010 skuadra nga Milano arriti që të ngrinte lart trofeun  Championsit dhe që pas atij edicioni i ka munguar shkëlqimi.

Sot, në orën 18:55 të besuarit e Spaletit do të sfidojnë Totenhemin në takimin hapës të fazës së grupeve. Interi është së bashku në grup me Barcelonën dhe PSV-në, ndaj ndeshja e sotme ka një rëndësi shumë të madhe, kjo për faktin se “Spurs” janë një skuadër shuam e fortë dhe nëse do rë gabonin që do të do të ndërlikohej çështja e kualifikimit.

“San Siro” pritet që të jetë në kapacitetin e tij maksimal, pasi prej kohësh tifozët e prisnin rikthimin në Champions. Interi kujton kohën e lavdishme nën himnin e Ligës së Kampionëve dhe nis rrugëtimin e tij me synimin për të pasur sërish sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *