Rivali i Skënderbeut “bombardon” në fushë e në merkato

0

Misioni i Skënderbeut në Europa League është tepër i ndërlikuar dhe përballja me Kairat Almatin ka shumë vështirësi.

Së pari, përballë është një klub shumë i organizuar dhe i pasur, me për grup të shkëlqyer lojtarësh, ku spikat sulmi i jashtëzakonshëm.

Së dyti, Kairati është në kulmin e sezonit, është i dyti në kampionat pas 20 ndeshjesh.

Së treti, Kairati është në formë të frikshme dhe ka fituar 9 ndeshjet e fundit, në 8 prej të cilave ka shënuar 2 gola e lart për takim. Fitorja e vetme 1-0 erdhi dje, por Kairati luajti me rezerva jashtë fushe.

Së fundi, Kairati vazhdon të përforcohet, sepse ditët e fundit ka zyrtarizuar huazimin nga Krilia ruse të qendërmbrojtësit Sheldon Bato. Titullar te Krilia dhe te kombëtarja e Trinidad-Tobagos, Bato shkëlqeu dje në debutim dhe është një përforcim super për mbrojtjen e Kairatit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here