Risi te kombëtarja franceze, Deshamp gjen mesfushor te Fiorentina

Ndeshjet e kombëtareve po afrojnë dhe trajnerët e përfaqësueseve europiane janë duke përgatitur ftesat për lojtarë të ndryshëm në të gjithë kontinentin. Trajneri i Francës, Didier Deshamp, njihet si një teknik që nuk i ka qejf shuëm ndryshimet. Ish-lojtari i Marsejës dhe Juventusit është shumë besnik ndaj lojtarëve të tij, por kësaj radhe duket se francezi do të ndryshojë strategji.

Në grumbullimin e Francës për muajin nëntor, Deshamp pritet të ftojë shumë emra të rinj. Një ndër emrat që është zbuluar nga mediet franceze është ai i mesfushorit të Fiorentinës Zhordan Veretut. Futbollisti ka shkëlqyer me skuadrën e “viola”, ku sezonin e kaluar shënoi tetë gola në 36 takime.

Një tjetër emër që pritet t’i bashkohet sërish kombëtares franceze është Antoni Marsial. Sulmuesi i Mançester Junajtid  po kalon një moment mjaft të mirë në Angli, ndërsa një tjetër emër që përflitet është ai talentit të Lionit, Husem Auar, për të cilin është e interesuar dhe kombëtarja algjeriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *