Risi franceze, “Ligue 1” mirëpret arbitren e parë

0

Franca vazhdon të japë shembuj pozitivë përsa i përket integrimit të femrave në futboll. Kësaj radhe një lajm i veçantë nga sektori i arbitrimit. Sezonim e ardhshëm ‘Ligue 1’ do të ketë përherë të parë një arbitre femër.

Fatlumja është Stefani Frapart. 35-vjeçarja gjykonte prej disa sezonesh në divizionin e dytë, ndërsa ditën e sotme durimi i është shpërblyer me promovimin në elitën e futbollit francez.

Frapart nuk do të jetë e para femër që arbitron në ligën e parë të një kampionati elitar. Në Bundesligën e parë gjermane arbitron prej dy vitesh në mënyrë të përjavshme 40-vjeçarja Bibiana Shtajnhauz.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.