Rebiç ndjek Joviç, marrëveshja drejt konkretizimit

0

Në Madrid i kanë hedhur sytë nga Ajntraht Frankfurt. Pas transferimit të Luka Joviç te Reali i Madridit, tashmë është Atletiko klubi që kërkon të bëjë pazar në Gjermani dhe dëshiron shërbimet e Ante Rebiç.

Sky Sport raporton se bisedimet kanë nisur, madje kanë avancuar dhe marrëveshja është pranë. Rebiç mund të vihet nën urdhrat e Diego Simeones për shumën e 40 milionë eurove. Kroati është një ndër më të mirët e Franfurtit.

Sulmuesi 25-vjeçar mbylli sezonin e tretë radhazi në Bundesligë dhe në të fundit ka arritur të shënojë 9 gola në 28 ndeshje. Rebiç ishte një nga zbulimet e botërorit të Rusisë dhe për të ofertat ishin të shumta, por rinovoi te Frankfurti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.