Reali në sulm, Zidan gjen Makelelen e ri

Zinedin Zidan u rikthye në krye të Realit të Madridit, pasi ecuria e këtij sezoni në kampin madrilen është një dështim total. Tashmë, trajnerit francez do t’i duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku pritet të ketë shumë ndryshime në ekip.

Merkatoja pritet të jetë mjaft aktive për “Los Blancos” dhe objektivat e parë kanë nisur të vëzhgohen. Sipas mediave në Spanjë, Tangui Ndombele është një ndër të preferuarit e Zidan, i cili e sheh mesfushorin si Makelelen e ri.
Në fund të sezonit, pritet që drejtuesit e Realit të nisin kontaktet me Olimpikun e Lionit, teksa për Ndombelen interesohen dhe klube të tjera, kështu që pritet një mision jo fort i lehtë për Florentino Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *