Reagon Siti: Njerëz të ndryshëm synojnë të dëmtojnë imazhin tonë

0

Gjatë ditës së djeshme doli lajmi se Mançester Siti mund të përjashtohet nga Champions Liga për shkak të shkeljeve me FPF (fair-play financiar). Kampionët e Anglisë kanë reaguar me anë të një deklarate dhe zbulojnë frikën e tyre më të madhe.

Sipas raportimeve të “New York Times”, përfaqësues të dhomës së hetimeve financiare të UEFA-s janë takuar para dy javësh në Zvicër për mbylljen e hetimeve për klubin anglez.

Gazeta amerikane siguron se “Cityzens” do të pezullohen të paktën 1 vit nga Champions Liga. Siti deklaron se vazhdon bashkëpunimin me mirëbesim me UEFA-n, por nuk dëshiron të shprehet pa u mbyllur hetimi i plotë.

Frika më e madhe e drejtuesve është përfshirja e disa personave, të cilët synojnë të dëmtojnë imazhin e klubit dhe interesat komercialë të tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.