Rapa i Luftëtarit e pëson, tani sytë nga Karabeci

0

Ndeshja e Kupës mes Luftëtarit dhe Tiranës pati pasoja për dy futbollistë të këtyre skuadrave. Përplasja mes Erando Karabecit dhe Oltion Rapës i ka penalizuar këta dy lojtarë, që munguan fillimisht në ndeshjen e kampionatit të dielën.

Për mbrojtësin e Luftëtarit është mësuar edhe shkalla e dëmtimit. Ai ka pësuar një tërheqje të ligamentit, që kërkon 4-6 javë për t’u rikuperuar. Sikurse kuptohet, sezoni për “xholin” e bluzinjve është në rrezik. Gjithsesi duhet parë se si do të shkoja faza e riaftësimit për Rapon.

Nga ana tjetër edhe Karabeci mori një goditje në gju dhe ditën e djeshme kishte programuar të bënte rezonancën magnetike. Tashmë pritet përgjigja nga mjekët, që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit të kapitenit të Tiranës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.