Qëndrimi te Nica, Baloteli tregohet i sinqertë dhe zbulon gjithçka

0

Baloteli nuk ka ndryshuar skuadër. Nuk i kanë munguar ofertat, por vendosi të nisë sezonin e tretë në Francë. Ka edhe një vit kontratë dhe do e respektojë atë, edhe pse dëshira fillimisht ishte që të shkonte në një klub që luan në Europë.

Vetë Baloteli ka sqaruar gjithçka në lidhje me situatën e krijuar dhe vendimin e marrë, duke theksuar se ka vendosur vetë, pa u ndikuar nga askush. “Në fund të kampionatit të shkuar e kisha marrë vendimin tim dhe doja të largohesha. E dinin të gjithë në shoqëri, madje edhe vetë presidenti. Në Nicë, atmosfera ka qenë gjithmonë e mirë dhe kjo vlen edhe për jetën time.

Kam kaluar mirë në klub dhe me shokët e skuadrës. Kisha edhe një vit kontratë me Nicën, kështu që në fund vendosa të qëndroja këtu. ishte vendim tërësisht i imi dhe askush nuk më tha çfarë të bëj. Unë kështu jam, bëj atë që ndjej dhe dua. Kam respekt për të gjithë, por në karrierën time gjithmonë vendimet finale i marr vetë”, është shprehur sulmuesi italian fillimisht.

Baloteli tregon se Viera ndikoi në vendimin e tij:  “Në fund mora këtë vendim sepse kështu kisha dëshirë. Ndikim në zgjedhjen time sigurisht që ka pasur edhe Viera, 80% të vendimit e mora prej tij”.

OFERTAT – “Gjatë kësaj periudhe kam marrë pesë oferta konkrete. Më kontaktoi Marseja, por nuk e di pse vetëm kjo tratativë doli. Më donin gjithashtu edhe në Kinë, por refuzova. Thashë jo, për momentin. E dashuroj futbollin dhe dua të bëj gjëra të rëndësishme në Europë këto dy vite. Për para ka kohë, mund të presin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.