“Hija” e Zinedin Zidan sillet rreth Murinjos, ka një skenar!

Mançester Junajtid nuk e ka nisur mirë sezonin, por duhet thënë se edhe para fillimit të kampionatit u vu në dyshim qëndrimi Zhose Murinjos në stol. Gjithsesi klubi doli krah portugezit dhe hodhi poshtë fjalët e dala se Zinedine Zidane mund të ishte pasuesi i tij.

Por, pavarësisht kësaj, francezi mbetet një opsion për stolin e Junajtid. Sipas “Daily Mail”, vetë Zidan u ka thënë miqve të tij se pret t’i ofrohet ai post nëse Murinjo shkarkohet. Ndeshja e radhës me Totenhemin është e vështirë dhe “Djajtë e Kuq” duhet të triumfojnë.

Drejtuesit e klubi anglez tanimë duhet të mendojnë edhe për një plan B, pasi me këto ritme largimi i Murinjos është mëse i mundshëm. Nga ana tjetër Zidan po pret, madje beson se ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Junajtid.

Emri i Zidan është lidhur edhe me Francën, por “Gjelat” u shpallën kampionë bote dhe nuk kanë arsye të bëjnë ndryshime. PSG nuk është një opsion për shkak të rivalitetit me Marsejën, ndërkohë që te Mançesteri shihet si njeriu që mund të bindë Pol Pogba dhe Antoni Marsial të qëndrojnë në ekip.

Gjithsesi duhet parë se çfarë do të ndodhë me Murinjon. Një humbje me “Spurs”-at do të përkeqësonte situatën, kurse fitorja do të vendoste paqen e përkohshme. Gjithsesi portugezi, i cili është ankuar për mungesën e afrimeve këtë verë, nuk ka ndërmend aspak që të largohet, kështu që do të jetë klubi ai që do të vendosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online