Privatizimi në ajër, reagon Tomori: Boll me hapa pas, çështja do ridërgohet

0

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak në Berat nuk solli lajme të mira për klubin e Tomorit. Këshilltarët e partisë socialiste abstenuan votimin për nisjen e procedurave për shitjen 76% të aksioneve të klubit drejt kompanisë “Mela Holding Group”.

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi nga klubi, që nëpermjet një postimi në llogarinë zyrtare në “facebook”, e ka cilësuar vendimin e këshilltarëve të majtë si një hap pas për futbollin dhe konfirmoi se çështja e privatizimit do të ridërgohet për votim.

REAGIMI I KLUBIT TË TOMORIT

Futboll Klub Tomori | Privatizimi

Në vend që të bëjmë hapa përpara në lidhje me futbollin vazhdojmë e kthehemi sërish prapa në kohë. Sot ishte momenti që t’i hapnim rrugën privatizimit, ku LSI dhe PD ishin (pro) kësaj çështjeje, teksa është për të ardhur keq indiferenca e PS dhe mos votimi i tyre pozitivisht për këtë situatë. Bashkia Berat do ta ridërgojë sërish këtë çështje në Këshillin Bashkiak, pasi jemi në kohën që kemi shlyer të gjitha detyrimet e akumuluar dhe jemi gati për hapin e madh në futboll

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.