Prapaskenat te Bajerni, Kovaç masakroi me kritika talentin e madh gjerman

0

Bajerni e arriti pikën më të ulët të sezonit në sfidën kundër Fortuna Dyseldorfit, një barazim 3-3 që la shije shumë të hidhur, për rezultatin, përmbysjen e bujshme dhe lojën e shëmtuar të bavarezëve.

Trajneri Niko Kovaç ishte më pranë shkarkimit se kurrë, por klubi e konfirmoi dhe duket se kroati nuk do të preket, nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë në vazhdim.

Tani mediat në Gjermani zbulojnë detaje nga zhvillimet te Bajerni në periudhën e krizës dhe Sport Bild ka publikuar në detaje mbledhjen e skuadrës pas ndeshjes kundër Dyseldorfit.

Kovaç turfulloi kundër lojtarëve, duke i quajtur përtacë dhe të relaksuar, pa asnjë motivim.

Në qendër të kritikave ishte mbrojtja, me dyshen e qendrës Boateng-Syle që morën kritika të ashpra, për lojën e tyre të qetë dhe pa agresivitet.

Megjithatë, më keq e pësoi Xhoshua Kimish. Talenti i kombëtares gjermane u kritikua hapur nga Kovaç, i cili e quajti “mendjemadh”, duke iu referuar veprimeve të mbrojtësit, i cili nuk u bind kur trajneri i kërkoi të mendonte më shumë për mbrojtjen dhe kur nuk pasoi te Nojer, kur kapiteni i kërkoi topin një moment.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.