Portieri Bukovski zbarkon te Luftëtari: Më bindën Jakovljeviç e Bushiç

Gëzim Beqiri

Kjo javë ka nisur me lëvizje në kampin gjirokastrit, ku së pari ka ardhur për provë një mesfushor nga Venezuela, Rikardo Travaljo, ndërsa dje është parë në Gjirokastër edhe portieri Hërvoje Bukovski, i lindur në Zvicër, por me origjinë nga Kroacia. Nëse për të parin do të ketë një periudhë prove, për të dytin gjërat janë ndryshe. Portieri 26-vjeçar ka biseduar me drejtuesit e Luftëtarit dje në mbrëmje dhe është gati kontrata për të. Vetë Bukovski ka pohuar se ka përshtypje shumë të mira për Luftëtarin dhe Gjirokastrën, ndërkohë që zbulon se kush e bindi që të vijë në Shqipëri: “Kam ardhur në Gjirokastër, pasi dy miqtë e mi, Jakovljeviç, që është pjesë e Luftëtarit, por edhe Bushiç, më kanë folur shumë mirë dhe më kanë sugjeruar të vij dhe të luaj me këtë ekip. Kam parë gjithçka nga afër dhe jam i kënaqur që do të jem pjesë e këtij ekipi. Kemi lënë të diskutojmë

Me drejtuesit dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë sa i takon kontratës”, – ka thënë për “Sport Ekspres” portieri i rritur te Jang Bojsi, për të vazhduar më pas me disa ekipe në Zvicër si Vili, ndërsa sezonin e fundit ai ka luajtur në kategoritë e ulëta në Gjermani.

Luftëtari kishte nevojë për një portier, pas largimit të Athanasopulos dhe duket se e ka gjetur shpejt zëvendësuesin e grekut. Natyrisht, trajneri Kostiç pret edhe përforcime të tjera, pasi Luftëtari do të luajë në Europa League dhe duhet të jetë i përgatitur dhe i kompletuar. Mbetet të shihet për sa kohë do të firmosë portieri Bukovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *