Plori: As që e çova në mend ta sulmoj Skënderbeun!

0

Elvis Plori normalisht nuk mund të jetë i kënaqur me humbjen e pësuar, por nuk është i befasuar, pasi Skënderbeu është një ekip i fortë. Shkodrani, në emisonin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “E kemi ditur, e kam vlerësuar Skënderbeun. Do doja të barazonim pjesën e parë. Normal ata do rrezikonin më tepër dhe do kishim mundësitë tona. Gabuam te goli i pësuar dhe u çoroditëm pak, kjo pasi nuk kemi eksperiencën e duhur. Ndikuan edhe emocionet tek ekipi”.

Ndryshim roli – “Domgjoni ka cilësi të mira, kërkova të ndihmonte në markimin e Vangjelit në mbipozicionet. Ndaj e vendosa në mesfushë”.

Ndeshja – “Jam mërzitur në pjesën e parë më së shumti me dublimin e krahëve. Nuk kishim agresivitetin e duhur, shkonim me vonesë te mesfushorët e qendrës. Do tentojmë të rregullojmë diçka. Në pjesën e dytë rrezikova më tepër. Nuk kishim çfarë humbnim. Kishim mundësi për ta hapur ndeshjen, nuk ndodhi. Më pas pësuam edhe golin e tretë”.

Taktika – “U dukëm skuadër e vogël, pasi Skënderbeu ka cilësi. Donim ta nervozonim kundërshtarin, ndaj nuk hodha sulmues në fillim. Ashtu doja ta ndaloja Skënderbeun, por nuk arrita”.

Me këmbë në tokë – “Nuk më ka shkuar në mend ta sulmoj Skënderbeun, kjo duke ditur sulmet anësore të Skënderbeut. Kështu e përgatita ndeshjen gjithë javën.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.