Pjese e një organizate droge, arrestohet ish-i i Çelsit!

Fabio Paim nuk mbahet shumë mend, por 31-vjeçari ka dalë nga akademia e Sporting Lisbonës dhe në një moment të karrierës së tij e pa veten duke luajtur me Çelsin e Luiz Felipe Skolarit.

Ishte gushti i vitit 2008 kur sulmuesi i krahut u huazua nga nga Paços Ferreira te Çelsi. Aventura me “Blutë e Londrës” zgjati deri me datë 11 dhjetor të atij vitit, duke mos arritur të debutojë me ekipin e parë.

Paim, i cili ka luajtur edhe me Portugalinë U21, ishte pjesë e Leixoes B nga viti 2017, ndërsa është ndaluar nga policia ditën e enjte. Correio da Manha raporton se portugezi është arrestuar për trafikim droge në Estoril, qytetin e tij të lindjes.

Autoritetet e vendit portugez dyshojnë se Paim është pjesë e një organizate të madhe droge dhe lojtari rrezikon një dënim të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *