Guardiola pas ndeshjes në Allianz Arena, i dashuruar me lojtarin e Realit: “Askush nuk mund të ndërtojë një aksion si ai, vetëm jepi topin”

Ndeshja gjysmëfinale e Champions League mes Bayernit dhe Real Madridit, e cila u luajt të martën mbrëma, u shikua në mbarë botën dhe sigurisht që nuk i rezistoi dot një nga trajnerët më të mirë të ditës së sotme, Pep Guardiola.

Edhe pse Vinicius ishte emri i parë i Realit me dy gola të shënuara, Pep Guardiola është i kënaqur me mjeshtrin nga mesfusha.

“Nëse e lini të udhëheqë topin dhe të ndërtojë lojën, atëherë ai e bën më mirë se të tjerët. E rëndësishme është t’ia kalosh topin atij”, tha Guardiola pas ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/