Peshëngritja shqiptare e mbyll bukur, tre sportistë në Top10

0

Ka qenë një vit i shkëlqyer për peshëngritjen shqiptare, që e ka pasur kulmin para pak javësh, me paraqitjet e mira në Anaheim, ku Romela Begaj arriti dy triumfe historike. Kjo e fundit garoi në peshën 69 kg dhe ngriti në total 235 kg, duke qenë sportistja e katërt më e mirë e vitit, me rusen Anastasija Romanova që mban kreun, me 243 kg ngritur në Europianin e Splitit.

Ndërkaq, meshkujt nuk fituan dot medalje, por Qerimaj e Godelli shkëlqyen në Europianin e Splitit, duke sjellë në Shqipëri medalje të tjera.

Rezultatet në Split i kanë renditur Qerimajn e Godellin mes 10 peshëngritësve më të mirë të vitit, me 348 kg në total ngritur nga shkodrani në Split dhe 347 nga Godelli. Më i miri në botë për vitin 2017, në peshën 77 kg, është shpallur egjiptiani Mohamed Mahmud, me 361 kg të ngritura në Anaheim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here