Perishiç nuk i ndan vlerësimet nga kritikat: Jeni benzina ime!

Ivan Perishiç festoi gjatë ditës së djeshme 30-vjetorin e lindjes. Urimet për përvjetorin ishin të shumta, ndërsa kishte dhe kritika. Kroati ka kërkuar largimin nga ekipi zikaltër dhe kjo gjë ka sjellë iritimin e tifozëve.

Anësori ofensiv ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke falënderuar dhe “thumbuar” kritikët. Ai ndihet i lumtur që është futur në klubin 30+ dhe ka vetëm falenderime për të gjithë.

Thonë që kur mbush 30 vjeç ke hyrë në moshën e artë. Po futem në këtë fazë të jetës time pa e vrarë mendjen për asgjë. Ju falënderoj të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Faleminderit për vlerësimin, por dhe për kritikat. Të dyja janë benzina ime”, shkruan Ivan Perishiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *