Junajtid gati dhuratën për Solskjaer, por me një kusht!

0

Ole Gunar Solskjaer i ka befasuar të gjithë dhe po bën një punë fantastike me Mançester Junajtid. Kualiteti në ekip është i bollshëm, por gjendja e shumë lojtarëve ishte e keqe. Murinjo la një ekip të shkatërruar psikologjikisht, ndërsa norvegjezi riktheu qetësinë, futbollin sulmues, alegrinë dhe rezultatet pozitive.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe një seri e madhe fitoresh rresht riktheu “Djajtë e Kuq” në garën për një vend në Champions. Lojtarët e ekipit dhe tifozët janë të kënaqur me punën e Solskjaerit dhe për të mund të vijë një shpërblim.

Siç raporton “The Sun”, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i japin besim trajnerit. Ata po mendojnë ta konfirmojnë Solskjaerin dhe për sezonin tjetër, sidomos nëse arrin të eliminojë PSG në Champions Ligë. Kualifikimi më tej në kompeticionin e më të mirëve do t’i siguronte menjëherë trajnerit një tjetër vit në stol, por objektivi kryesor është sigurimi i një vendi në Champions për sezonin e ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.