Pas golit të parë në kampionat, Grezda vlerësohet më i miri i javës

0

Një gol me vlerë të veçantë, i shënuar në shtesë kundër Hajdukut, nuk mund të kalonte pa u vënë re në Kroaci. Eros Grezda u aktivizua në pjesën e dytë fundjavën e shkuar, pasi ishte i lodhur nga ndeshjet dhe udhëtimet me kombëtaren shqiptare, por arriti t’i jepte fitoren 2-1 Osijekut, në një sfidë që siç tha edhe Grezda në fund të takimit, Osijeku e dominoi dhe duhej ta fitonte më thjeshtë.

Goli i bukur i shënuar në minutën e 93-të ishte i pari për Grezdën në kampionat për këtë sezon, ndërkohë që kishte shënuar edhe në kupë dhe në Europa League.

E përditshmja kroate Sportske Novosti e përfshiu talentin e kombëtares sonë në formacionin më të mirë të javës dhe Grezda u shpall edhe më i miri i javës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image