Nuk ka tym të bardhë, në Shkodër nuk po bëhet asnjë hap për ekipin

Në Shkodër të gjithë flenë gjumë, ose bëjnë sikur flenë. Bashkia nuk ka vendosur ende asnjë tull për Vllazninë e ardhshme, ndërsa Voltana Ademi duket se ka nisur pushimet. Momentalisht. klubi shkodran është më skandalozi në Shqipëri.

Vllaznia nuk ka administrator, nuk ka drejtor sportiv dhe teknik, nuk ka trajner, nuk ka lojtarë, nuk dihet fati i skuadrës B, por më kryesorja, kuqeblutë nuk kanë Zot. Ekipi është në mëshirë të fatit dhe duket se do të jetë e njëjta gjë si vjet. E ardhmja e shkodranëve do të vendoset politikisht, kjo nuk ka nevojë për koment, pasi dihet se klubi do të jetë i mbushur me shushunja që do të mundohen t’i pijnë gjakun.

Bordi drejtues nuk funksionon më, ndërsa në Shkodër kanë filluar dhimbjet e para të kokës, pasi i druhen faktit se mund të qëndrojnë për shumë vite në Kategorinë e Parë. Në fakt, ata besojnë te dashamirësia e “Zotit” në futbollin shqiptar, por gjërat nuk po marrin asnjë zgjidhje. As Zeusi nuk mund të bëjë gjë nëse nuk sheh ndonjë shkëndijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *