“Prishet” gara që tani, dy klube të Superiores në shtegtim?

Pritet vetëm zyrtarizimi nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pikërisht ditën e sotme. Dy ekipe të Superiores janë të detyruar të shtegtojnë, pasi stadiumet e tyre nuk i plotësojnë kushtet për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar. “Zeqir Ymeri” mund të mbyllej që vjet, por nuk ndodhi. Pak tolerim dhe kohë për të gjetur një zgjidhje tjetër, pasi Kukësi e kishte nisur kampionatin në atë impiant që ishte kthyer në makth me fushën prej betoni.

Edhe stadiumi “Kastrioti” nuk i plotëson kushtet dhe duhen bërë disa ndërhyrje në stadium dhe Komisioni i Licencimeve i kishte lënë detyrat. Në Krujë nuk është bërë asnjë ndërhyrje, kurse në Kukës situata është më komplekse, pasi ka edhe një problem klub-bashki. Gjithsesi presidenti Safet Gjici nuk po tenton një zgjidhje të përkohshme.

Në Kukës po mendojnë të ndërtojnë një stadium të ri ku të mund të luajnë edhe ndeshjes në kupat e Europës. Madje është bërë edhe një projekt, por mbetet për t’u parë se kur do të miratohet dhe kur mund të jetë gati. Deri atëherë Kukësi mund të shtegtojë dhe stadiumi “Loro Boriçi” mund të jetë shtëpia e verilindorëve. Gjithsesi ende nuk është vendosur përfundimisht dhe i takon Gjicit fjala e fundit për këtë çështje.

Kukësi dhe Kastrioti, por edhe klubet e tjera, kishin afat deri më 10 korrik të realizonin detyrat e lëna nga Komisioni i Licencimeve në FSHF. Veç Laçit e Teutës, të gjitha klubet e tjera kishin probleme me stadiumet, por gjëra të vogla. Ishte programuar që me 15 korrik të mblidhej Komisioni i Licencimeve dhe të merrej një vendim, por qëlloi e diel, ndaj me shumë mundësi sot do të ketë të reja. Me licencimin e klubeve dhe përcaktimin e stadiumeve ku do të luajnë, FSHF do të përcaktojë edhe datën për hedhjen e shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online