Nora: Mbaroi cikli i Luftëtarit, ja ku kemi gabuar

Gentian Nora, drejtori sportiv i Luftëtarit, ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai flet për gabimet që janë bërë në ekipin bluzi gjatë merkato së verës.

Mendimi im është që është gabuar, pasi nuk u llogarit përfundimi i ciklit. Kanë mbetur katër lojtarë nga ai grup që mori rezultate të mira”, thotë Nora.

Më tej ai shton: “Duheshin bërë llogaritë për mbijetesë dhe me rifreskim. U mendua të bëhej një ekip që të luftonte për lart. Me hapësirat që kishin në dhjetor, mendoj se është bërë mirë. Aq sa të ofron kjo periudhë merkatoje”.

Largimi i Mezanit? Sa i takon Mezanit, bashkëpunimi nuk u ndërpre për humbjen me Kastriotin. Do dalë presidenti ta sqarojë arsyen e largimit të tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *