Njeriu më i pasur në Afrikë: Blej Arsenalin, largoj Vengerin!

Njeriu më i pasur në Afrikë, nigeriani Aliko Dangote ka shprehur dëshirën e tij për të blerë aksionet e Arsenalit dhe ka deklaruar hapur se gjëja e parë që do të bëjë është të shkarkojë nga detyra trajnerin Arsen Venger. Miliarderi nigerian është një tifoz i pasionuar i “Topçinjve” dhe nuk e ka fshehur asnjë dëshirën e tij për blerë klubin, pjesa dërrmuese e aksioneve të të cilit zotërohet nga Stan Kroenke. Edhe pse amerikani nuk ka ndër mend të shesë paketën e tij të aksioneve, Dangote është gati në çdo rast. Duke folur për “Bloomburg” ai ka thënë: “Gjëja e parë që do të bëj nëse marr drejtimin e klubit është ndryshimi i trajnerit. Ai ka bërë një punë mjaft të mirë te Arsenali, por ka ardhur koha që t’i lërë vendin dikujt tjetër.”

Dangote është personi më i pasur në Afrikë, teksa së fundmi po ndërton një rafineri nafte në Lagos (Nigeri) me vlerë 9 miliard euro! Pasuria e tij vlerësohet në afro 11 miliard euro. Stan Kroenke zotëron aktualisht 67% të aksioneve të Arsenalit, teksa aksionari i dytë më i madh është uzbeku Alisher Usmanov me 30%, por Dangote mendon se është në gjendje të marrë i vetëm drejtimin e Arsenalit. “Jam i bindur se nëse ata marrin ofertën e duhur janë gati të heqin dorë nga Arsenali. Kur të përfundoj ndërtimin e rafinerisë, mendoj se do të jem në pozitat për të bërë ofertën e duhur për të marrë i vetëm drejtimin e klubit”- ka thënë Dangote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *