Ibrahimoviç për trajner dhe 55 mln për Lemar, ja plani i Murinjos

Trajneri i “Djajve të kuq” dëshiron ta afrojë në stafin e vet gjigantin suedez. Blerja e katërt e verës mund të jetë ylli i Monakos

Zlatan Ibrahimoviç mund të vazhdojë karrierën e tij tek Mançester Junajtid, por jo si lojtar. Ka qenë gazeta britanike “The Independent” që ka bërë me dije së trajneri i “Djajve të kuq”, Zhoze Murinjo është gati t’i besojë një vend në stafin teknik gjigantit suedez. Sulmuesi është për momentin jashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi të pësuar në gju. Parapak javësh Mançesteri i dha fund kontratës me suedezin, por në orët e fundit janë shtuar zërat për një qëndrim të tij në “Old Trafford”. pak kohë më parë Mutrinjo deklaroi se ishte gati të mbante në ekip suedezin për pjesën edytë të sezonit pasi ai të jetë riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në gju. Por, duket se Murinjo ka një plan tjetër për sulmuesin 36-vjeçar. Portugezi i ka ofruar një vend në stafin e tij Ibrahimoviçit, pasi të mbyllë karrierën. Që do të thotë se Junajtid është gati të firmosë me të deri në fund të këtij sezoni me kushtin që pasi të mbyllë futbollin e luajtur, Ibrahimoviç të bëhet pjesë e stafit teknik të “Djajve të kuq”. Të paktën kështu ka raportuar “The Independent”. “Ne po studiojmë mundësinë që Ibrahimoviç të qëndrojë me ne”- ka thënë tekniku portugez.

55 milionë sterlina për Lemar – Mançester Junajtid ka afruar 3 lojtarë nga 4 që ka kërkuar Murinjo në merkaton e verës. Duke parë se koha po shtrëngohet, Junajtid ka shtuar përpjekjet. Sipas raportimeve më të fundit “Djajtë e kuq” janë hedhur në sulm për yllin e Monakos, Tomas Lemar shumë i pëlqyer dhe nga Arsenali. “Topçinjtë” i kanë bërë një ofertë prej 45 milionë sterlinash kampionëve të Francës për lojtarin e krahut, por Junajtid e ka rritur dhe me 10 milionë sterlina të tjera ofertën e vet. “Daily Record” ka nënvizuar se Mançesteri është i bindur se me këtë ofertë ka nxjerrë jashtë loje Arsenalin dhe tashmë i mbetet për të bindur Monakon të lëjojë talentin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online