Një Qark me futboll inferior në “gjumë”, Elbasani i këtij sezoni për rekord!

0

Nga skuadrat e Qarkut të Elbasanit, nuk janë vetëm verdheblutë që po luhaten prej vitesh në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar. Që prej sezonit 2014-2015 kur Elbasani ka qenë për herë të fundit pjesë e Kategorisë Superiore, të gjitha skuadrat e tjera: Turbina, Shkumbini, Sopoti e Gramshi nuk kanë shkuar më shumë se Kategoria e Parë dhe e Dytë. Madje skuadra e Domosdovës së Prenjasit ka dy sezone që nuk merr pjesë në aktivitetet kombëtare të futbollit.

Krahasuar me sezone më parë, kur Elbasani dy herë kampion në elitë, Shkumbini protagonist dhe me Sopotin debutues në Kategorinë e Parë, sot këto skuadra e kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe të futbollit që kanë paraqitur në fushë. Ky qytet i madh dhe kjo Prefekturë në zemër të Shqipërisë, me futbollin nuk i ka mirë punët. Realisht, administrimi i skuadrave nga bashkitë e ka dorëzuar futbollin në pasionet e politikës lokale, po Kampioni Arben Laze ku është?!

Në Elbasan të tregojnë gjyqin me anglezët, në Cërrik thonë se presin kryetarin e ri të ulet në karrige, në Librazhd ende nuk u ka dalë “dehja” e fitores, ndërsa në Peqin, rokada e kryebashkiakëve ka ndalur organizimin e skuadrës. Kështu, në Elbasan, Gramsh, Librazhd e Peqin futbolli realisht është në pit-stop, “qetësi” kjo në prag të një sezoni të gjatë të. Ndërsa shumë futbollistë i kanë braktisur skuadrat, më shumë s’mund të presin. Ky është “rekord”!

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.