Ngo: Mema na ka bërë më të bashkuar, tani çdokush po sakrifikon

Majkëll Ngo luajti rol kyç në të tri golat e Tiranës në fitoren e sotme ndaj Laçit. Sulmuesi anglez ishte autori i një dopiete dhe dha asistin për golin e Hasanit. Në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, 26-vjeçari shpjegoi se çfarë ka ndryshuar te Tirana me ardhjen e trajnerit Mema.

NGO LIDER – “Kur futem në fushë, kam një dëshirë që të luaj mirë dhe të jap 110%. Por nuk jam unë i vetmi lider, edhe 10 lojtarët e tjerë që ishin sot në fushë. Ju e patë lojën dhe besoj se jeni dakord me mua. Të vazhdojmë kështu të gjithë së bashku”.

NDRYSHIMI TE TIRANA – “Jemi më të bashkuar si skuadër, trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Në 2018-ën, nuk sakrifikonim për njëri-tjetrin. Këtë vit, shihet në rezultate që ne po sakrifikojmë për njëri-tjetrin dhe kjo na bën një grup më të fortë”.

POZICIONIMI – “Sot qëndrova më afër zonës, pasi Laçi luan një sistem loje të pabesueshëm. Ata e mbingarkojnë mesfushën dhe lënë hapësira në prapavijë, prandaj luajta në vijën e fundit, krahas mbrojtësve të qendrës. Pastaj, sot kisha fat dhe i shfrytëzova rastet”.

OBJEKTIVAT – “Tirana ka forcën të fitojë Kupën dhe të parakalojë shumë skuadra në renditje sa i takon kampionatit, gjithmonë nëse bëjmë lojën tonë dhe marrim rezultatet e duhura”.

AMBIENTIMI – “Nëse je një lojtar i mirë dhe mendja jote është në vendin e duhur, nuk shikoj asnjë arsye pse nuk mund të luash mirë. Unë personalisht i di aftësitë e mia. Tani e kuptoj trajnerin dhe lojtarët, gjërat do të bëhen edhe më mirë. Gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *