Nga Vora te Tirana, një sulmues në provë për Ze Marian

Tirana i ka idetë e qarta për edicionin e ri: të rikthehet në nivelet e larta. Tekniku Ze Maria po e ndërton me shumë kujdes skuadrën me shumë kujdes.

Siç është bërë e ditur tani, bardheblutë do të nisin punën për edicionin e ri me fillimin e javës së ardhshme. Nën urdhrat e teknikut brazilianit pritet që të jetë dhe sulmuesi Artur Sejdini.

Në edicionin e fundit 26-vjeçari ka spikatur në Kategorinë e Dytë me skuadrën e Vorës, e cila u ngjit një kategori më lart nga golat e sulmuesit kryeqytetas. Do të jetë stafi teknik i Tiranës, ai që do të vendosë nëse do t’i ofrohet një kontratë Sejdinit apo jo. Në të kaluarën sulmuesi është aktivizuar dhe në radhët e Turbinës dhe Spartakut.

Ze maria e ka ndjekur lojatrin në fjalë dhe gjatë finales së Kategorisë së Dytë dhe ka kërkuar që ta shohë nga afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *