Ulet ngarkesa, Pakult ideon formacionin

Kukësi po përgatitet për ndeshjen e parë kualifikues me Valetën, e cila është programuar për t’u luajtur pasditen e së mërkurën në “Loro Boriçi”. Verilindorët i kanë nisur përgatitjet prej shumë javësh, teksa kanë zhvilluar dhe një fazë përgatitore në Slloveni.

Skuadra ka marrë ngarkesë të lartë ndaj dhe lojtarët kanë pasur dhe lodhje fizike. Kjo e ka shtyrë teknikun që të ulë ngarkesë dhe lojtarët në ditët e fundit nuk kanë pasur një program të ngjeshur, pasi do të rrezikonte që ndonjëri prej tyre të mos ishte në kondicionin e plotë për ndeshjen me Valetën.

Seancën e fundit stërvitore Kukësi pritet që ta zhvillojë në Shkodër. Sa i përket formacionit, austriaku ka pak dilema, pasi  në portë pritet që ta nisë Maloku. Në mbrojtje me shumë gjasa do të jenë nga minuta e parë Uilliam, Qaqi, Shameti dhe Zguro. Në mesfushë Musolli, Dzaria dhe Shkodra duket se janë të paprekshëm. Ndërkohë që nga krahët pritet që të luajnë Shpehar dhe Çyrbja, në mbështete të Plakut. Gjithsesi, duhet pritur deri në seancën e fundit stërvitore, pasi nuk përjashtohen ndryshimet në minutën e fundit. Gjithsesi ky ka qenë formacioni që 58-vjeçari ka aktivizuar gjatë  fazës përgatitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online