Nga PSG te Ronaldo, Hysaj pa frikë: CR7 nuk ka shënuar kurrë ndaj meje!

Elseid Hysaj ka folur për “Radio Kiss Kiss”, ku komenton formën e ekipit të tij dhe ecurinë në Champions. 24-vjeçari shkodran i Napolit nuk i trembet sulmit të frikshëm të PSG, kundërshtarit të ardhshëm në Champions, ndërsa vlerëson Lorenco Insinjen, lojtarin e momentit te Napoli.

Një koment për Kristiano Ronaldon dhe fjalë të mira për trajnerin Karlo Ançeloti dhe Kevin Malkuit, me të cilin konkurron për postin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

NAPOLI – “Jemi të gjithë përfeksionistë, trajneri dhe stafi i tij dinë si t’i rikuperojnë lojtarët nga takimet me kombëtaret, kështu që mendoj se do të jemi gati për takimin e së shtunës. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë të rëndësishme sa i përket moralit të ekipit dhe qytetit. Të fitosh ndeshjet brenda dhe, në përgjithësi, të fitosh ndeshjet është na bën të jemi më të qetë.”

CHAMPIONS – “Ishim të gjithë të tensionuar para sfidës me Liverpulin. Mund të përballemi me çdo ekip, pa asnjë përjashtim. Nëse kemi fituar me Liverpulin, mund të fitojmë dhe përballë PSG. Mjafton t’i bëjmë gjërat që dimë të bëjmë dhe të jemi të qetë.”

CR7 – “Nuk ka shënuar kurrë kundër meje, por ka dhënë asiste. Jam shumë i lumtur, kur arrijmë të mos pësojmë gola.”

PSG – “Nuk duhet të mendojmë shumë për sulmin e tyre. Edhe ata shqetësohen për ndeshjen me Napolin dhe nga fakti që nuk pësuam gol kundër Liverpulit. Ata janë një skuadër e madhe, por të tillë jemi dhe ne.”

INSINJE – “Lorenco është një djalë shumë i mirë dhe ka qenë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për Napolin. Ka teknikë dhe intuitë. Ançeloti ka bërë mirë që e ka ofruar më shumë me portën, për të shfrytëzuar më mirë cilësitë e tij.”

ANÇELOTI – “Trajneri ka fituar gjithmonë, shpresojmë të vazhdojmë kështu, t’u japim mundësin të gjithëve dhe të fitojmë. Në një situatë të tillë, në lojtarët duhet të japim edhe më shumë. Një, ose dy ndeshje nuk e ndryshojnë mentalitetin e një futbollisti. Nëse nuk luan, me siguri që, nuk duhet ndalur puna e përditshme, përkundrazi.”

MALKUIT – “Më pëlqen, ai është një djalë shumë i mirë. Konkurrenca është shumë e mirë për punën tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *