De Laurentis e sheh si film: Bari im do të jetë si Roki Balboa!

Aurelio De Laurentis mori 14 vite më parë, mori në pronësi klubin e Napolit. Me italianin në krye, napoletanët arritën të riktheheshin në elitën e futbollit italian, madje kanë vite që rivalizojnë për titullin kampion. Gjithashtu në kupat e Evropës, Napoli është kthyer në një pjesëmarrës të rregullt.

Gjithsesi, përveçse ekipit të Napolit, De Laurentis këtë sezon mori dhe presidencën e klubit të Barit, që nga ana e tij, e nis nga zero pas falimentimit. Në datën 23 gusht të këtij viti, presidenti i Napolit bëri me dije, se klubi i Barit do të menaxhohet nga djali i tij, Luixhi De Laurentis. Pikërisht, ky i fundit ka folur për mediat italiane duke deklaruar se e sheh Barin e tij, si filmi i famshëm “Roki”. Luixhi njihet si producent filmash, njësoj si i ati.

“Babai im kishte një ide brilante, për marrjen e Barit sepse i dukej njësoj si Napoli i dikurshëm, kur e mori dhe e solli përsëri në ditët e lavdishme. Tani shoh mjaft entuziazëm në qytet dhe e kuptoj këtë gjë pasi kanë kaluar kohë të vështira. Unë nuk dua të bëj premtime, por shpresoj që në vitin 2022 ose 2023 të kemi në Serinë A një përballje, Bari-Napoli. Bari duhet të jetë një film fantastik dhe do të ketë një simbol. Bari im do të jetë si Roki Balboa”, përfundoi fjalët e tij Luixhi De Laurentis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online