Ndreca: Besëlidhja dominon në Krujë

0

Mbrojtësi i majtë i lezhjanëve: Kemi kualitete dhe më shumë eksperiencë. Fitorja në Krujë na afron me kreun

Bernard Gjikolaj

Lezhjanët e Besëlidhjes janë në kulmin e përgatitjeve në kuadër të javës së shtatë të kampionatit, ku kalendar iu ka rezervuar supersfidën e javës dhe të fazës duke u ndeshur me Kastriotin në shtëpinë e këtij të fundit. Duke e ditur se Kastrioti udhëheq grupin A me tri pikë diferencë me Besëlidhjen e vendit të tretë, lezhjanët po përgatiten intensivisht që të marrin një rezultat pozitiv që do t’iu mundësonte prekjen e kreut për t’u kthyer në “lokomotivën” e grupit A ku edhe bëjnë pjesë.
NDRECA – Mbrojtësi i majtë, kurbinasi Edison Ndreca, është optimist për sfidën anti-Kastrioti dhe këtë e shprehu gjatë një bisede enkas për “Sport Ekspres” duke thënë: “Në fundjavë na pret një transfertë shumë e vështirë, por jo e pamundur për t’u kaluar. Do të përballemi me kreun e renditjes, Kastriotin, aty ku synojmë të mbërrijmë edhe ne. Falë dy fitoreve të fundit ja dolëm që të jemi vetëm tri pikë larg Kastriotit, çka na e ka rritur oreksin për fitore. Për të shkuar deri tek fitorja, na duhet që edhe në këto ditë të mbetura stërvitore t’i shfrytëzojmë maksimalisht për të minimizuar sa më shumë defektet e vërejtura gjatë rrugës deri këtu. Stafi teknik po punon me ne pa u lodhur për të na karikuar maksimalisht, brenda aftësive tona nga të gjitha pikëpamjet. Do të synojmë që të jemi superior ndaj krutanëve që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes. Objektivat tona janë plotësisht të mundura dhe nëse do ja dalim të marrim tri pikët e radhës në Krujë, atëherë rruga jonë drejt elitës është e hapur”, – tha mbrojtësi i majtë i Besëlidhjes Edison Ndreca

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image