Napoli mendon dhe për Di Marian

Napoli mendon për Angle Di Maria te Napoli? Në orët e fundit në Itali është folur për një hipotezë të tillë dhe në fakt duket se nuk është krejtësisht e pamundur. Mesfushori ka dhe një vit kontratë në Francë dhe normalisht që drejtuesit e PSG-së do të ishin të interesuar që ta shisnin, sesa ta humbasin me parametër zero vitin e ardhshëm.

Di Maria në edicionin e fundit është aktivizuar në 30 ndeshje në kampionat, duke shënuar dhe 11 gola, por u paraqit mirë dhe në Kupën e Botës. Di Maria ka qenë nën urdhrat e Ançelotit në kohën kur tekniku drejtonte Realin e Madridit, ndaj mund të bëhet shkas që të realizohet kjo lëvizje.

Problem mbetet konkurrenca, pasi Napoli ka shumë kualitet nga krahët dhe opinioni sportiv në Napoli është konfuz se mund të mos jetë një lëvizje e zgjuar.

Gjithsesi drejtuesit napolitanë kanë si synim që të bëjnë një merkato sa më cilësore, për të tentuar sërish titullin, edhe pse me një skuadër si Juventus është gjithnjë shumë e vështirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *