Pazar në Korçë, Daja pret tre lojtarë

Flamurtari është një nga skuadrat që investon më së shumti dhe tashmë kërkon me ngulm një trofe. Administratori Sinan Idrizi i ka besuar projektin trajnerit Ilir Daja, i cili doli kampion me Skënderbeun në edicionin e fundit. Tekniku kryeqytetas ka mbështetjen e drejtuesve kuqezinj, të cilët i kanë lënë dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve që dëshiron të afrojë.

Daja normalisht do të besojë tek ata futbollistë që i njeh mirë dhe dy prej tyre do të tentojë t’i transferojë nga Skënderbeu. “Sport Ekspres” mëson se Gledi Mici, Gjergji Muzaka dhe Tefik Osmani janë ende në listën e dëshirave të trajnerit, megjithatë ende nuk ka marrëveshje.

Për Micin do të ishte një rikthim në Vlorë, pasi ka qenë pjesë e skuadrës nga viti 2012 deri në janar të vitit 2015. Mici ka qenë një nga më të spikaturit te Skënderbeu, megjithatë për të ka interes dhe nga jashtë vendit dhe kjo me shumë gjasa është arsyeja se pse ende nuk është e qartë e ardhmja e tij. Po ashtu fierakun e presin dhe në Korçë, por gjithçka pritet që të qartësohet shumë shpejt.

Në anën tjetër, edhe Muzaka e Osmani shihen si alternativa për vlonjatët, kjo për faktin se mund të mbulojnë disa pozicione në fushë dhe me eksperiencën e tij do e ndihmonte jo pak Dajën. Gjithsesi, për Osmanin duket se situata është më e komplikuar, pasi mes tij dhe tifozerisë vlonjate ka pasur jo pak shkundja. Edhe Osmanin, siç është raportuar më herët, e presin në Korçë. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohen këto dëshira të teknikut kryeqytetas.

Idriz Batha po ashtu është në horizontin e Flamurtarit, por në mes është kontakti që mesfushori ka me Slovan Belupon. Në orët në vijimi pritet që të ketë të tjera zhvillime sa i përket të ardhmes së këtyre futbollistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online