“Myler vuan? As Nojer nuk e ka të sigurt 11-shin”

0

Numri 2 i Bajernit, Rumenige, komenton gjendjen e krijuar të mesfushorit. “S’kemi probleme. Nëse ai luan mirë, trajneri bëhet i lumtur”

Karl-Hainc Rumenige nuk do t’ia dijë për mediet. Shefi ekzekutiv i Bajernit ka theksuar se aktualisht Tomas Myler me të vërtet që nuk po luan titullar në “Allianz Arena”, por klubi dhe trajneri nuk kanë asnjë problem me të. Ish-kampioni i botës nuk mendon se 27-vjeçari po kthehet në një çështje serioze te rekordmenët dhe se trajneri Karlo Ançeloti ka ekskluzivisht detyrën për të vendosur formacionin, pa u ndikuar nga askush, madje as nga disa ekspertë futbolli, të cilët së fundmi e kanë kritikuar.

Deklarata

“Nuk kemi asnjë problem me Tomasin”, – tha 61-vjeçari në medien gjermane. “Nëse ai luan mirë, çdo trajner bëhet i lumtur, edhe Ançeloti”, – shtoi numri 2 klubit bavarez. Pra, Bajerni nuk ka ndërmend ta mbrojë publikisht lojtarin. Ky i fundit duhet të tregojë veten pas sezonit të vështirë që kaloi vjet. Deklarata e mesfushorit ofensiv pas ndeshjes së fituar 2-0 me Verder Bremenin, ku ai u la 73 minuta në stol, ama, nuk la një shije të mirë. “Nuk e di saktësisht se çfarë do trajneri prej meje, por duket qartë se ajo që jap unë nuk e kënaq 100%”, – ishte fjalia e tij pikante. Gjithsesi, Rumenige nuk shqetësohet. “Jam krejt i qetë mbi këtë çështje. Është vetëm një njeri i cili vendos për taktikat apo skuadrën që duhet të zbresë në fushë dhe ai është Karletoja. Trajneri vendos për këto. Te Bajerni asnjë lojtar nuk është i palëvizshëm nga formacioni, as Manuel Nojer”, – ka shpjeguar më tej Rumenige.

Mundësitë

Siç ka zbuluar “Sport Bild”, për Mylerin kanë shfaqur interes disa klube, si Juventusi, Liverpuli, Mançester Junajtid, etj. Bavarezi ka mundësi për të ndryshuar destinacion dhe gjithçka është në duart e tij, do apo nuk do Bajerni. Vera e ardhshme mund të jetë interesante, sepse lojtari më “origjinal” i kampionëve të Bundesligës mund të bëhet rekordi i radhës në transferimet e merkatos. Gjithçka mund të ndodhë. Myler është “magnet” për sponsorë dhe tifozë!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image