Në Laç guxojnë, Nika: Europën ose Kupën

0

Në krahasim me një vit më parë, Laçi ka bërë gjithçka ndryshe dhe është organizuar shumë më shpejt, duke kompletuar skuadrën në çdo repart.

Me një skuadër cilësore dhe një trajner si Stavri Nica, në Laç ëndërrojnë të kthehen në nivelet që ishin deri para dy sezonesh, ku luftonin për kualifikim në kupat e Europës, nëpërmjet kampionatit apo kupës së Shqipërisë.

Ky është synimi, sipas mesfushorit Ansi Nika, i cili ka shumë besim te skuadra kurbinase, duke folur për Supersportin: “Sivjet do thosha që kemi objektiva të tjera, në krahasim me sezonin e shkuar, ku realizuam me sukses misionin e mbijetesës. Me prurjet e reja dhe trajnerin që e sheh mirë ekipin shpresojmë ta nisim me rezultat pozitiv, pasi ne kemi treguar që jemi një ekip i fortë për këdo. Mendoj që do të arrijmë objektivat, të cilat janë Kupat e Europës dhe pse jo fitimi i Kupës së Shqipërisë.”

Të dielën Laçi viziton Partizanin: “Partizani është një ekip i fortë, normale duhet respekt për kundërshtarin, por jo frikë dhe mbivlerësim. Ne do shkojmë në Tiranë për të bërë lojën tonë, për të treguar vlerat tona dhe pse jo të marrim një rezultat pozitiv.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.