Mustafi përkrah Ozil: Vendimi i tij, duhet respektuar

0

Shkodran Mustafi e pranon se Gjermania do ta ndjejë mungesën e Mesut Ozilin, por e respekton vendimin e shokut të tij tek Arsenali.

I kritikuar para Kupës së Botës për shkak të një takimi me presidentin turk Erdogan, Ozil ishte në shënjestër edhe pas eliminimit të Gjermanisë dhe para pak ditësh theu heshtjen, duke postuar një letër të gjatë në rrjetet sociale, ku lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja dhe akuzoi për racizëm ndaj tij.

Mustafi, i cili ashtu si Ozil ishte pjesë e Gjermanisë kampione bote në 2014, ka dalë në mbështetje të mikut të tij: “Më habiti vendimi i tij. Ai u mendua gjatë, mori një periudhë pushimi për të reflektuar. Është një vendim personal, duhet respektuar. Si shok skuadre dhe si mik, i qëndroj pranë dhe nëse ka nevojë për ndihmë, do të jem aty për të. Natyrisht, jam pak i zhgënjyer, sepse mendoj se ai është një futbollist i shkëlqyer, i cili ka dhënë shumë për kombëtaren gjermane. Nga këndvështrimi im, mungesa e tij do të ndihet shumë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.