Nga pensioni në fushë, Çelsi habit me portierin e sapoblerë

Çelsi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me ish-portierin e Anglisë Robert Grin, një lëvizje e çuditshme, për disa arsye.

Bëhet fjalë për një portier 38-vjeçar, i cili sezonin e fundit e nisi me Lidsin dhe e mbylli me Hadërsfildin, pa luajtur fare.

Grin po mendonte tërheqjen nga futbolli, kur i erdhi papritur telefonata nga Çelsi, që kërkonte portier të tretë.

Titullar është Kurtua, por e ardhmja e tij është pezull, sepse e kërkon Reali i Madridit. Portier i dytë është argjentinasi Uilli Kabajero, 36 vjeç, ndaj afrimi i Grin është i çuditshëm, duke pasur parasysh që portierët e tretë zakonisht janë të rinj të klubit, ose një veteran vetëm nëse dy portierët e parë janë të rinj në moshë.

Grin, i cili ka luajtur 12 ndeshje për Anglinë dhe luajti edhe në Kupën e Botës 2010, do të nisë sezonin e tij të 20-të si futbollist profesionist.

“Kanë qenë 24 orë kaotike. Po mendoja të lija futbollin dhe më erdhi një telefonatë e tillë, me një bisedë të shkurtër, që më bëri futbollist të Çelsit”, deklaroi Grin, i lumtur për këtë shans të ri në karrierë, edhe pse zor se do e shohë fushën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online