Juventusi shton zërat për Bonuçin, Marota: Do të flasim…

Normalisht zyrtari i Juventusit, Bepe Marota, duhej të heshte dhe të bënte të paditurin në lidhje me kapitenin e Milanit, Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi po përflitet për një rikthim te skuadra e Juventusit, ndërsa për këtë shton më shumë zërat zyrtari i “Zonjës së vjetër”.

“Bonuçi te Juventusi? Do të flasim…”, – u shpreh ai për mediet italiane i pyetuar në lidhje me çështjen e rikthimit të kapitenit të Milanit në Torino. Do të ishte një lëvizje e çmendur, pasi vetëm 1 vit pas largimit, Leo mund të kthehet në “shtëpi”.

Milani do që të shpëtojë nga rroga goxha e majme e Bonuçit, ndërsa ky i fundit nuk është ndjerë për asnjë moment si i shtëpisë te “djalli”. Tifozët janë të dyzuar për rikthimin e tij, pasi në lojë është dhe marrëdhënia e tij e ndërlikuar me trajnerin Masimiliano Alegri. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo tratativë e bujshme merkatoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online