Mugurusa triumfon në Uimbëlldon, i prish ëndrrën Venusit

0

Garbinje Mugurusa ka triumfuar sot në finalen e madhe të turneut të Uimbëlldonit në tenis për femra.

Spanjollja me origjinë nga Venezuela ka arritur të fitojë në finale përballë amerikanes Venus Uilliams, 2-0, 7-5 dhe 6-0, në një ndeshje që zgjati një orë e 16 minuta dhe që u dominua nga 23- vjeçarja e talentuar.

Një karrierë me motrat Uilliams në rrugën e saj, sepse në vitin 2015 mundej nga Serena Uilliams në turneun londinez, një vit më pas fitonte Grand Slamin e parë në karrierë pikërisht kundër Serenas në Paris dhe tani Mugurusa pushton edhe Londrën, duke mposhtur pastër motrën e madhe të Serenas.

Me këtë sukses, Mugurusa ngjitet në vendin e pestë në renditjen botërore të femrave.

Për Venusin një humbje e hidhur, që shuan ëndrrën në hapin e fundit, duke sfumuar një rekord, sepse do bëhej tenistja me moshë më të madhe që triumfon në një turne Grand Slam.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here