Montela: Suso asnjëherë në shitje, Montolivo është super

0

Në përfundim të fitores së vuajtur kundër Kaliarit, trajneri i Milanit Vinçenco Montela ka folur për Premium Sport dhe ka vlerësuar faktin që janë marrë pikë shumë të rëndësishme: “Ishte ndeshja e fundit e një cikli mjaft të ngjeshur ndeshjesh. E nisëm shkëlqyeshëm, shënuam, ndërsa më pas ngadalësuam dhe Kaliari u tregua i zoti, duke fituar terren. Pësuam një gol për një pakujdesi, por fitorja është mjaft e rëndësishme në bilancin e kampionatit. Shpresoj të arrijmë të tjera fitore kështu”.

Suso – “Suso është pjesë e projektit Milan, shumë i rëndësishëm, shumë i vlerësuar nga ana ime. Edhe klubi e vlerëson shumë. Nuk kemi menduar kurrë ta nxjerrim në shitje. Sezonin e shkuar pati probleme fizike në muajit e fundit dhe vuajti pak”.

Montolivo – “Luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, shoh një lojtar që është rritur shumë krahasuar me sezonin e shkuar. Vinte nga një dëmtim i rëndë, ndoshta e ka ndihmuar edhe fakti që tani nuk ka më barrën e të qenit kapiten. Kesie është më i fortë fizikisht, Çalhanoglu mund të futet në hapësira, ndërsa Montolivo i jep ekuilibër mesfushës”.

Niang – “E kam lexuar parullën e shpalosur kundër tij, nuk kam ç’të them, publiku ka të drejtë të shprehë mendimin e vet”.

André Silva – “Jo të gjithë lojtarët mund të luajnë 90 minuta, do ketë vend për të gjithë”.

Çfarë duhet përmirësuar – “Duhet më shumë vazhdimësi në lojë, në administrimin e saj, duam të synojmë vendet e para dhe për këtë gjë duhet përmirësim total. Më pëlqen shpirti i skuadrës, lojtarët luajnë gjithnjë për fitore. Duhet të punojmë mbi defektet dhe është e lehtë të punosh kur fiton”.

Tani pushim – “I shërben më shumë trajnerit dhe stafit, sepse realisht na ikin 17 lojtarë me kombëtaret dhe nuk e di a mund të quhet pushim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here