Montela: Një gol e meritonim, në Mançester do të sulmojmë

0

Trajneri italian i Seviljes, Vinçenco Montela, ishte natyrisht i zhgënjyer në prëfundim të ndeshjes kundër Mançester Junajtid, pasi skuadra e tij mori vetëm një 0-0, edhe pse krijoi lojë e raste, ndërsa në Angli do të jetë shumë më e vështirë. Gjithsesi, Montela lavdëron skuadrën: “Tregoi krenari dhe jam shumë i kënaqur për presionin që ushtroi gjatë gjithë ndeshjes”.

NJË GOL – “Ekipi krijoi shumë raste për të shënuar një ose dy gola. Më vjen pak keq, por duhet të jemi të kënaqur nga loja që zhvilluam. Është ende gjithçka e hapur me 0-0 dhe do të shohim në ndeshjen e kthimit çfarë do të ndodhë. Tani le të mendojmë për kampionatin, sepse përballemi me Atletikon”.

DE GEA – “Ishte fantastik, kreu pritje të mrekullueshme, edhe pse duhet ende t’i shoh me përsëritje në televizion, për të kuptuar realisht çfarë priti”.

RITMI I NDESHJES – “Nuk mund të ishim me 100 në orë gjatë gjithë takimit, ekipi luajti me inteligjencë dhe durim, edhe pse ndonjëherë duhej të luante më shpejt. Ishim të përqendruar për 90 minuta, kjo është e rëndësishme. Navas e Banega ishin super, por edhe të tjerët luajtën një ndeshje të madhe”.

POGBA – “Junajtid ka shumë alternativa, ka stol mjaft të rëndësishëm, ndaj e ka luksin të lërë jashtë çdo lojtar”.

KTHIMI – “Sevilja duhet të luajë gjithnjë për të shënuar, për të qenë superiore ndaj rivalit, por jo gjithmonë kjo është e mundur. Do të përpiqemi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.