Lushnja nuk i ul armët, Gava: Luajmë për fitore ndaj Kazmës

Mesfushori elbasanas: Nëse përmirësojmë finalizimin, fitojmë në fushën tonë. Kundërshtarin e respektojmë, por nuk e mbivlerësojmë  

Arjan Likja

Edhe dje Lushnja është stërvitur në aneksin përballë tribunës qendrore të “Roza Haxhiut”, një terren që është rënduar së tepërmi nga reshjet e shiut dhje e kanë vështirësuar punën e Çukos dhe Gjikës, të cilët po drejtojnë ekipin, pas largimit të Dedjes. Ndeshja e radhës me Kamzën shihet si një mundësi mjaft e mirë për të gjetur fitoren e munguar në kampin verdhejeshil. Pavarësisht shpresave të venitura për mbijetesë, në skuadrën lushnjare duan të japin më të mirën në çdo ndeshje, jo vetëm në lojë, por edhe në rezultate.

GAVA – Mesfushori qendror i formacionit verdhejeshil, Orgest Gava, për humbjen në Vlorë dhe ndeshjen e së shtunës me Kamzën, u shpreh: “Dorëheqja e trajnerit Dedja ka lënë një shije të hidhur. Kemi bërë një punë të mirë me të dhe në ndeshjet e fazës së dytë kemi demonstruar rritje të nivelit të lojës. Kemi çaluar në marrjen e rezultateve, që do të na shërbenin për të arritur rivalët sipër nesh në klasifikim. Edhe në Vlorë luajtëm futboll të bukur në të gjithë treguesit, por fatkeqësisht nuk arritëm të merrnim atë që donim. Këtu e kam fjalën te pikët, që për ne janë jetike. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen në shtëpi me Kamzën, ku them se do të marrim pikë. E vlerësojmë në maksimum kundërshtarin, që luan mirë dhe ka mposhtur edhe ekipet më të forta të Superligës. Nga ana tjetër, nuk duhet ta mbivlerësojmë këtë kundërshtar. Në dy ndeshjet e para e kemi vënë shumë në vështirësi Kamzën, por tani ka ardhur momenti të marrim pikë të plota. Në Kamzë fazën e dytë kemi zhvilluar një ndeshje fantastike dhe kemi shënuar të parët, ndërsa unë personalisht kam humbur raste ideale. Prandaj, të shtunën mendoj fitoren në “Roza Haxhiu”. Po përgatitemi fizikisht dhe psikologjikisht për një ndeshje, që nuk do të jetë e lehtë, por që duhet ta fitojmë. Thjesht duhet të përmirësohemi në finalizim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online