Milik i rikthehet grabitjes së Rolex-it: Tani do mbaj orë gome!

0

Me datë 3 tetor Napoli ishte i gjithi në festë. Djemtë e Ançelotit arritën një fitore të madhe kundër Liverpulit në Champions me Lorenco Insinjen, i cili ishte heroi i takimit me golin e shënuar në minutat e fundit.

Tifozët dhe lojtarët po festonin të gjithë, përveç Arkadiush Milik. Sulmuesi polak ra pre e një grabitje, duke humbur orën e tij Rolex. U fol për një kërcënim me armë, por 24-vjeçari ka treguar të vërtetën në një prononcim për emisionin polak, që transmetohet në “Youtube”.

Polaku është intervistuar nga Vojshev Shezni, portieri i Polonisë dhe Juventusit, duke folur për herë të parë për episodin e hidhur.

Sapo kishte kaluar menata: më trokitën në xhamin e makinës dhe u dorëzova orën. Askush nuk më kërcënoi me armë. Isha me familjen time, por edhe nëse do të isha vetëm do të bëja të njëjtën gjë. Napoli është një qytet normal, edhe pse ka shumë ‘vëmendje’, sa i përket orëve dhe bizhuterive, kështu që do të më duhet të blej dhe të mbaj një orë gome…”, zbulon sulmuesi i Napolit.

Ora nuk është kthyer ende, ndërsa lojtari tregon dhe mesazhet e marra në rrjetet sociale pas ngjarjes së ndodhur. “Pas grabitjes mora shumë mesazhe në Instagram, ku më pyesnin për llojin e orës. Hamshik është përballur dy here me një situatë të tillë. Herën e parë ia kthyen orën, ndërsa të dytën jo. Kështu që unë kam 50% mundësi të rimarr orën time”, përfundon duke buzëqeshur Arkadiush Milik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.