Milani pret vendimin e CAS-it, zbulohet strategjia mbrojtëse

0

Është tashmë çështje orësh dhe Milani do të mësojë fatin e vet evropian, sepse rreth mesditës pritet vendimi i CAS-it në Lozanë, në lidhje me apelimin e Milanit kundër dënimit të marrë nga UEFA me një vit jashtë kupave të Europës.

Dje u zhvillua seanca në Lozanë, ku Milani u prezantua me një delegacion të plotë për të tentuar bindjes e gjykatësve, ndërsa Gazzetta dello Sport sot ofron detaje nga seanca e djeshme.

Administratori i deleguar Marko Fasone ishte personi që u ndal më gjatë, sepse për thuajse dy orë raportoi para trupës gjykuese.

Megjithatë, koncepti më i rëndësishëm i gjithë udiencës ishte padyshim ai i përmendur nga Frank Tuil, menaxheri dhe përfaqësuesi i fondit Elliott: “Impenjimet tona, në përgjithësi, zgjatin të paktën 3 vite”.

Një frazë shumë e rëndësishme, që jep siguri për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit. Delegacioni kuqezi shpjegoi gjithashtu se pronari i klubit nuk është më i panjohuri Jonghong Li, por i famshmi Pol Singer. Ndërkohë, është përmendur edhe trajtimi i pabarabartë i Milanit në krahasim me klube të tjera që kanë shkelur rregullat e Fair-Play financiar, si Inter, Mançester Siti e PSG.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.